Mona ‘qurravitet’ në Kuvend: Ju lutem të largojmë Ramën që mos të arrestohet Iliri. Ne bëmë popullin e pasur

    0
    279

    Nuk gjen derman Monika Kryemadhi. Frika e saj që po bën që ti dridhen gjunjët është arrestimi i Ilir Metës.

    Sot ka folur sërish në Kuvend. Monika tha se populli këtë vit që ajo nuk është në pushtet, është më i varfër.

    Sipas Monikës, deri në kohën kur ajo dhe Iliri ishin në pushtet, ne ishim më të pasur. Monika sërish doli duke u qurravitur në podiumin e Kuvendit duke sharë dhe duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

    Sipas saj, edhe Evropa ka kërkuar që të largohet Edi Rama. Broçkullat e Monikës nuk kanë fund, halli i saj është i madh sepse po arrestojnë Ilirin.

    Nuk është pak që Amerika të të piketojë dhe të këkrojë arrestimin e presidentit të vendit duke e konsideruar si njëriun më të korruptuar.

    Pjesa nga fjala e Kryemadhit

    Dhënia e rekomandimit është një lajm i mirë për shqiptarët. Nuk ka asnjë dyshim se si një 25 vite më parë shqiptarët ëndërrojnë që të jenë pjesë e BE. Ajo që mbetet iluzion është integrimi real në Bashkimin Evropian. Jam mirënjohëse komisionerit Hahn dhe Mogerinit për këtë rekomandim.

    Arritje nuk duhet të quhet dorëheqja e gjykatësve dhe prokurorive. Dhe nëse flasim për krimin e organizuar, doja ti kujtoja kryeministri nëse ka bërë ndonjë ndalim apo arresiti të këtyre grupeve.

    Të os përmendim as atë që nuk është më sekrete në raporte ndërkombëtare, kanabizimin e Shqipërisë. Kanabizimi është një problem dhe këtë nuk e fsheh dot më askush.

    Sot jemi me të varfrës se një vit më parë, mijëra biznese të vogla po mbyllen. Qeveria po mbyll sytë dhe veshët pasi janë të kapur nga oligarkët.

    I bëj thirrje që të liroj kuksianët, pasi askujt nuk i hiqet e drejta për të jetuar. Askujt nuk i hiqet frymë atij që ka bizës të vogël, pasi Rama u ka thënë oligrakët se do bëhen zotër të Shqipërisë.

    Po ta lexosh me vëmendje raportin është shumë e qartë, Brukeli ka vendosur 7 kushte. Kushti i qartë nga BE është shumë qartë dhe shkruhet: Të largohet Edi Rama.

    Nëse bëjmë këtë është shumë mirë për të gjithë.