Shtet i kapur nga krimi e në shërbim të bandave/ Para 3 muajsh, është licensuar përsëri me afat deri më 19 dhjetor 2025; ndërsa kupola e policisë dhe Babloku, bëjnë sikur nuk dinë asgjë për aktivitetin e tij; ndërkohë që ai ishte miku preferenciai i Dakos e ushtronte biznes brenda Portit Detar me leje nga ministria e Çuçit dhe Ballukut; por dhe me biznes ndërtimi me leje nga Bashkia-Durrës
Pas ekzekutimit të Edmond Koçit, njohur me nofkën “Mond Çekiçi”, kupola e policisë po bën sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa prokuroria e SPAK, bëjnë sikur nuk i dinë lidhjet e tij ekonomike e politike me shefat e politikës.
Ndërsa mediat pranë pushtetit, që marrin leje ndërtimi kullash, PPP resortesh e miliona Euro tendera nga fondet publike, nuk po e thonë troç, se viktima ka lidhje biznesi me bosët e këtyre mediave, të mpleksur në rrjetin e zi digjital e televiziv në Shqipëri.
Sipas dokumentit që po publikon “Pamfleti”, rezulton se Mond Çekiçi, përveç bizneseve në Portin Durrës e me lejet ndërtimore në Bashkinë Durrës e rrjet dyqanesh ushqimore; ka dhe biznes medatik me rrjet televiziv-kabllor, me impiant në qendër të Tiranës e rrjet shpërndarje në krejt territorin e Shqipërisë.

Maskuar me emrin e bashkëshortes Vjosa Kalemi, i ekzekutuari Mond Çekiçi, rezulton ortak në shoqërinë mediatike e digjitale “TIBO” shpk, ku ka 20% aksione.
Në këtë shoqëri mediatike, administrator dhe ortak me 42%, është Adnand Mahmuti; i cili është dhe Drejtor Komercial i “Tring Digital”, ndërsa 32% aksione i ka Marina Rama, drejtuese e disa biznesve ku “bluhen” miliona pa asnjë kontroll produktesh.
Kryeministri Rama, mund të bëjë sikur nuk ka dijeni për këto biznese të “të fortit” të Durrësit, mik i Vangjush Dakos; por 3 muaj më parë, shoqëria “TIBO shpk”, është licensuar përsëri, me afat nga 19.12.2020 deri 19.12.2025; për shërbim e tregtim produktesh mediatike e paketa elektronike të çdo lloji, me të cilat furnizohet nga ortaku “Tring” i cili është brenda tepsisë “Rilindja”./Pamfleti