Monika Kryemadhi: Me Ilir Metën bëj d.ashuri në shtëpi, nuk flasim për …

    0
    242

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ka ndryshuar qëndrim duke legjitimuar opozitën e re në Kuvend.

    E ndërsa deri tani është shprehur se parlamenti është ilegjitim, mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Opinion’ Kryemadhi tha se “Ne nuk jemi opozita, ne kemi një opozitë të re në parlament.

    Opozitën e kanë aty ata. Ne na përfaqësojnë deputetët që kanë hyrë në parlament apo jo? Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin. Nuk kanë parë gjë akoma”.

    E pyetur a do marrin pjesë në zgjedhje lokale ajo tha se zgjedhjet nuk do të mbahen me këtë qeveri. Por cfarë diskuton bashkëshortja e Presidentit në shtëpi për situatën politike dhe djegien e mandateve?

    “Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej d.ashuri me Ilir Metën. Po të ishte Ilir Meta në LSI nuk do i kishim djegur mandatet por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia. Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi” tha ajo.