Monika Kryemadhi surprizohet për ditëlindje

    0
    218

    Të rinjtë e “LRI-së” i kanë organizuar kryetares së partisë, Monika Kryemadhit, një surprizë me rastin e 45-vjetorit të saj.

    Ata e kanë pritur Kryemadhin me tollumbace të kuq e të bardhë, ndërsa i kanë përgatitur një tortë të veçantë me formën e një shtëpie dhe një shqiponjë mbi të.

    “Me ty do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë”, shkruhej në tortën që ka emocionuar Monikën.

    “Faleminderit LRI për entuziasmin dhe frymëzimin që më jepni çdo ditë të punës sime.”- shkruan kryetarja e partisë në postimin e saj.