/Morena Taraku më e dashuruar se kurrë! Publikon bisedën me të dashurin e saj

Morena Taraku më e dashuruar se kurrë! Publikon bisedën me të dashurin e saj

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Morena Taraku konfirmoi publikisht se është në një lídhje të re dashurie dhe ndihet shumë e lumtur.

Konfirmimi i lidhjes erdhi fill pasi disa faqe në Instagram publikuan biseda ku pretendonin se kishin folur me këngëtaren.

Kjo e fundit jo vetëm që tregoi se janë të sajuara, por pranoi se tashmë po shijon një romancë.

“Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”.- shkroi ajo.

Ajo nuk e bëri publik identitetin e mashkullit që i ka vjédhur zemrën, mirëpo së fundmi ka treguar në Instagram bisedat e gjata ne të.

Morena ka publikuar foto të telefonatës me partnerin në orët e mbrëmjes, e cila ka zgjatur një orë.

Lojtës Videosh

“Të dua“- shkruan këngëtarja krahas postimit, duke treguar se është në një fazë shumë të lumtur të jetës së saj.

Para disakohësh Morena Taraku ka qenë e lidhur me miliarderin iranian, Sasha Sobhan, me të cilin i dha fund pak muaj pasi u zbulua nga mediat.

Ai është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.