Georgina Rodriguez ishte një nga protagonistet kryesore në skenën e Festivalit të Sanremo mbrëmjen e së enjtes.
Ajo u ngjit në skenë dhe rrëm beu gjithë vëmendjen e publikut me hijeshinë e saj.
Partnerja e Cristiano Ronaldos shkëlqente e veshur me dy fustane nga stilistja shqiptare Lia Stublla.

Gjithashtu Georgina mahniti sallën ndërsa doli në skenë duke kërcyer tango, ku i la të gjithë pafjalë.
Për të gjithë performancën e saj në Sanremo, ajo pagua me një shumë ma;rramendëse prej 140.000 euro.

Por të gjithë këto para modelja nuk do i mbajë për vete.
26-vjeçarja ka vendosur që ti japë për bamirësi në spitaIin e fëmijëve Regina Margherita në Torino. Paratë do jenë një ndihmë çmuar për repartet e spitaIit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se stafi i argjentinases ka kontaktuar me spitaIin për ti komunikuar qëllimet e Rodriguez për të dhuruar paratë.
Ky nuk është gjesti i parë i solidaritetit për të dashurën e CR7 si edhe vetë futbollistin.
Ata njihen për bamirësitë e tyre dhe ardhjen në ndihmë të njerëzve në nevojë.