/Mori vesh se guri që kishte në unazë nuk ishte diamant, nusja e ardhshme: Jam gati të ndahem me të fejuarin

Mori vesh se guri që kishte në unazë nuk ishte diamant, nusja e ardhshme: Jam gati të ndahem me të fejuarin

Një nuse e ardhshme ka treguar se zbuloi rastësisht se unaza që i dha i fejuari kishte qenë në fakt faIIco.

Shqetësimin ajo ia drejtoi kolumnistes Natalie Bencivenga, nga e cila kërkonte këshilla nëse duhet të ndahet nga i fejuari apo jo.

Gruaja e kishte zbuluar gënjeshtrën nga një argjendar, i cili i kishte thënë se guri që ndodhej në unazën e saj nuk ishte diamant.

Duke treguar për rastin, nusja e ardhshme rrëfen:

Mbeta shumë e tur.përuar. I fejuari më kishte surprizuar me unazën dhe nuk mund ta besoja se ai e bëri këtë. Kur u përballa me të më tha që një diamant i vërtetë i asaj madhësie do t’i kishte kushtuar një mal me para dhe se ku qëndronte diference në fund të fundit?”

Sipas saj, ai vazhdoi më tej duke i thënë se miqtë e saj nuk do ta merrnin vesh gjithsesi.

Ajo vazhdon më tej duke iu drejtuar Natalie Bencivenga-s:

Ai nuk e kupton pse jam mërzitur. Unë jam mërzitur sepse ndihem e gënjyer. Jam gati t’i jap fund çdo gjëje, çfarë duhet të bëj?”
Burimi: Mirror| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania