/“Mos ma ngri zërin mua se të rroρa këtu në vend, t’i thyeva kockat një nga një”, kërcënohet balerini brenda ambienteve të TV KLAN(Video)

“Mos ma ngri zërin mua se të rroρa këtu në vend, t’i thyeva kockat një nga një”, kërcënohet balerini brenda ambienteve të TV KLAN(Video)

Një video brenda ambienteve të TV Klan është duke bërë xhiron rrjetit. Në pamjet e publikuara nga balerini, Grines Fezollari, shihet se ai është përfshirë në një debat ku dhe është kërcënuar nga një tjetër person i stafit “Zemër Luana”.

“Mos e ngre zërin me mua se të rropa këtu në vend sepse nuk e di me kë po flet, të derdh këtu në tokë. Mos ma ngri zërin mua se të thyej kockat një nga një”, dëgjohet në video, teksa më tej një vajzë identiteti i të cilës nuk dihet përpiqet që ti qetësojë.

E teksa balerini përpiqet që ti sqarojë personit në fjalë situatën dhe punën e tij, ai vijon debatin. Nuk dihet ende nëse ky debat është vërtet një i tillë, apo është thjesht një nga lojërat e moderatores Luana Vjollca, e cila që në puntatën e parë paralajmëroi supriza dhe të papritura për këtë sezon të ri të emisionit.

Ndërkohë, vlen për tu përmendur suksesi i puntatës së parë të emisionit “Zemër Luana”, ku në vetëm 3 ditë arriti që të kapë shifrën prej 1 milionë klikimesh, shifër e cila u prit me ëmbëlsira dhe pije nga stafi.

https://streamja.com/embed/o704Q