‘Mos më çoni në Greqi se do më υrasin’/ Gazetari Hoxha: Mora telefonatë. E kanë tortυruar për 3 ditë!

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Spartak Dyrmishi, i cili u ekstradua drejt Greqisë pasi ishte shpallur në kërkim pasi përdhunoi një grua dhe tentoi të kryente të njëjtin veprim sërish, është dorëzuar pa dëshirë. Ai u shpreh se kërkesa e tij ishte që të mos ekstradohej në Greqi pasi do e vrisnin.

Hoxha deklaroi ditën e sotme në ‘Abcnews’ se Dyrmishi është rrahur për tre ditë në burgun e Athinës.

“Unë në fakt jo më kot e përmenda si rast. Më tepër se sa kush është personazhi gjë që është në dorë të drejtësisë. Çfarë akuzash janë ngritur ndaj Dyrmishit është tjetër gjë. Ajo që për mua është alarmante, gjej rastin t’i bëj thirrje Avokatit të Popullit, një shtetas shqiptar është depërtuar në shkelje të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë. Është një rast flagrant. Ne kemi depërtuar shtetas të huaj, por ne nuk kemi lejuar dhe nuk nxjerrë shtetas shqiptarë në këtë farë feje. Avokati i Popullit nuk duhet të qëndrojë jashtë kësaj historie, AMP, prokuroria nuk duhet të qëndrojë jashtë kësaj historie. Spartak Dyrmishi kërkohej nga policia greke sepse akuzohej për përdhunim, ai është larguar nga Athina me taksi dhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ka hyrë rregullisht. Është bërë zhurmë e madhe në Greqi, për dy raste përdhunimi bëri që autoritet greke t’i kërkonin autoritete shqiptare, ndalimin e këtij personi, deri këtu është normale.

Autoritet greke e dinin që Dyrmishi ka hyrë në Shqipëri, pasi nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritet greke. Autoritetet greke ju kërkojnë ndalimin e Dyrmishit, por jo në rrugë ligjore, ata nuk kanë sjellë asnjë dosje për Spartak Dyrmishin. Policia shqiptare shkon në banesën e nënës së Dyrmishit, por nuk e gjejnë. Dyrmishi vihet në dijeni të kësaj gjeje, ka folur me vëllain e vet dhe ka kërkuar si të flasë me policinë shqiptare. Në lagjen e tyre jetonte shefi i Policisë së Vlorës, ai e ka takuar në spitalin në Vlorë. Dyrmishi nuk është arrestuar siç thotë policia.

Ai i ka thënë që nuk mund të ekstradohesh pa ardhur dosja, në mirëbesim ai ka hipur në makinën e policisë. Të njëjtën gjë i ka konfirmuar edhe Drejtori i Policisë së Vlorës. Dyrmishi ka thënë mos më çonin Greqi se do më vrasin, pasi po më akuzojnë për grabitje. Çfarë ndodhi? Ne e çuam Dyrmishin, ai e kaloi kufirin në mesnatën e 30 tetorit, për 3 ditë e kanë rrahur dhe e kanë torturuar”- tha gazetari.

Ndryshe nga çfarë u bë e ditur nga Policia e Shtetit, se Dyrmishi kërkoi vetë që të dorëzohej tek autoritetet greke, Hoxha zbuloi se në momentin që Dyrmishi është vetë dorëzuar në policinë e Vlorës ka marrë sigurinë nga vetë Drejtori i Policisë se nuk do të ekstradohej në Greqi pa mbërritur më parë dosja e tij. Sipas Hoxhës, Dyrmishit i ishte thënë se do ta nisnin drejt Tiranës, por në Levan furgoni i policisë është kthyer drejt Gjirokastrës dhe më pas në Kakavijë ku dhe ju është dorëzuar autoriteteve greke.

Ai rrëfeu gjithashtu se policët shqiptarë kanë bërë një tjetër shkelje të rëndë në kufi, pasi kanë firmosur ata në emër të Dyrmishit, sikur ky i fundit po kthehej me dëshirë në Greqi. Të gjitha këto informacione, gazetari tregoi se i ka siguruar pas telefonatës që ka realizuar me vetë Dyrmishin.

“Dje më ka kontaktuar Spartak Dyrmishi dhe më ka treguar të gjithë histori. Dyrmishi më bëri me dije se u dorëzua me mirëbesim, i thanë do të çojmë në Tiranë, por kur kanë ardhur në Levan furgoni është kthyer për Gjirokastër, dhe i kanë thënë do të bëjmë një verifikim në Kakavijë. Pasaportën e kanë patur policët, dhe është kaluar në kufirn grek pasi një polic ka firmosur sikur ai po shkonte me dëshirë në Greqi. Pasaporta është firmosur nga një oficer i Shqipërisë. Zyrtarisht figuron sikur Dyrmishi ka hyrë vetë në Greqi, çmenduri. Ai u është dorëzuar grekëve me pranga, grekët e kanë firmosur sërish vetë hyrjen e tij”, tha Hoxha.

Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve në Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Ai u arratis nga Greqia e u fsheh për pak kohë në Greqi. Dyrmishi u arrestua pak ditë më parë nga policia e Vlorës e më pas u bë ekstradimi i tij në Greqi, aty ku u dënua me burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *