/Mos u nisni drejt kufijve, pòIicia jep informacione

Mos u nisni drejt kufijve, pòIicia jep informacione

Pòlicia e Shtetit ka dhënë sqarime lidhur me personat që do të lejohen që të udhëtojnë jashtë vendit, dhe situatën me shtetet kufitare. Pòlicia ka sqaruar se shqiptarët nuk lejohen jo vetëm në vendet e BE-së por edhe në disa prej vendeve kufitare.

Ja situata e shpjeguar nga ana e pòlicisë: -me Kosovën, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;- me Malin e Zi, mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

-Me Maqedoninë e Veriut, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë; -me Greqinë, lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke; -me vendet e tjera të zonës Schengen, nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë, kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.