Mrekullia në Librazhd, ra shi vetëm në vatrën e zjarrit të pyllit (VIDEO)

    0
    262

    Në një nga masivet pyjore të Librazhdit ka ndodhur mrekullia. Ndërsa Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikësit po punonin për të shuar një vatër zjarri, në qiell janë grumbulluar retë dhe pikërisht në atë vend ka rënë një shi i rrëmbyer

    Fenomeni i çuditshëm natyror ka ndodhur rreth orës 16.30 në pyllin e fshatit Rrajcë.

    Një pyll me drurë ahu 300 vjeçarë që u shpallën pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës para pak javësh.

    Aksioni për fikjen e zjarrit është ndjekur nga vetë Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Fatmir Brazhda. Z. Brazhda shprehet se gjatë këtyre ditëve është punuar papushim për fikjen e zjarreve. Por pikërisht në këtë rast ka ndihmuar natyra.
    Duket sikur vetë “dora e Zotit” kërkon ta mbrojë këtë pyll.

    “Ishim duke punuar për fikjen e flakëve kur befas në qiell u grumbulluan retë dhe nisi një shi i rrëmbyer. Shiu na ndihmoi që të fikim më shpejt flakët. U gëzuam të gjithë pasi ky nuk ëshntë një pyll dosido, por pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës”, u shpreh Brazhda.

    Njëkohësisht drejtori ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “Vënia e zjarrit është një akt kri,minal të cilin mund ta cilësojmë si një “terr.orizëm mjedisor”. /Infoelbasani
    Shiko videon me poshte.

    Zoti bën mrekullinë..përpos punës tonë pa pushim, sot rreth orës 16.30 bie shi vetë tek vendi që ne po e izolonim atë përfundimisht. Vënia e zjarrit është një akt kriminal dhe mumd ta quajmë një terrorizëm mjedisor!!

    Posted by Fatmir Brazhda on 2017 m. rugpjūčio 6 d., sekmadienis