/“Mund të kthehen edhe vet në moIotov, mua nuk më rrë zojnë dot”, Rama suImon keq opozitën (Video)

“Mund të kthehen edhe vet në moIotov, mua nuk më rrë zojnë dot”, Rama suImon keq opozitën (Video)

Takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama u shoqërua me protesta edhe në Përmet.

Gjatë fjalës së tij, Rama aludoi se opozita do që zgjedhjet të zhvillohen në muajin tetor.

Edi Rama: Kur të jetë gati Luli dhe kur të thotë filxhani që doli data tamam, Liri cakto këtë datën këtu se shoh një 2-sh edhe duhet të jetë 21 dhe shiko është edhe një ‘T’ këtu, nuk e di a është tetor, a nuk është tetor, por ti shikoje vet.

Kreu i qeverisë theksoi se 30 qershori nuk është lojë, por baza e ndërtimit të një shteti ligjor.

Edi Rama: Madje kishte edhe ndër socialistët që thoshin, po çna duhet ne, ne në rregull jemi. Shtyjini. S’duan këta kur të jenë gati le të vijnë ne i mundim prap. Mirëpo kjo nuk është një lojë me një top lecke, me porta të vogla në lagje. Kjo ka të bëjë me bazën e shtetit që ne po ndërtojmë dhe të shoqërisë që kemi zgjedhur, të shoqërisë demokratike.

Protestat e opozitës që kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama i cilësoi si organizime që kërkojnë të prishin imazhin e Shqipërisë në prag të çeljes së negociatave me BE.

Edi Rama: Protestat mund të vazhdojnë ata jo me mo Iotov, ata mund të hidhen edhe përpjetë edhe vetë mund të kthehen në moIotov, qeverinë nuk e rrëzojnë dot.

Në mbyllje të fjalës , Rama përsëriti idenë se aksioni opozitar është pasojë e frikës nga reforma në drejtësi, frikë që do ta mbjellë dhe te populli.