Na bëri të gjithëve krenarë!/ Vajza e balerinit të famshëm shqiptar mahnit gjithë Italinë me talentin e saj

0
251

Çdo shqiptar ndihet krenar kur mëson se një person nga Shqipëria shkëlqen në karrierën e tij në një vend të huaj, duke përfaqësuar kështu jo vetëm veten, por edhe vendin e origjinës.

E teksa personazhet publikë shqiptarë që kanë shtrirë tentakulat përtej vendit janë të shumtë në numër, fatmirësisht atyre po iu bashkohen çdo ditë e më shumë figura të reja.

Po flasim këtu për vajzën e koreografit të njohur Ilir Shaqiri, Emily Shaqiri.

Rikujtojmë se babai i saj, përmes angazhimeve të tij në Itali arriti të bëhej një nga figurat më të dashura për publikun. Dhe duket se talentin e tij e ka trashëguar edhe e bija, Emily.

Emily aktualisht është protagoniste në grupin artistik “Miracle Tunes”, seritë e të cilit shfaqen edhe në Mediaset. Ajo ka mahnitur një Itali të tërë me talentin e saj.

Specifikisht, roli i Emily është ai i një Iuftëtareje që synon të shpëtojë botën nga e keqja përmes kërcimit, këngës dhe muzikës.

Dhe për ta realizuar misionin e tyre, Emily bashkë me dy pjesëtaret e tjera të grupit përdorin fuqinë e gurëve të çmuar të muzikës.