Lajme

NA RR0PËN/ 97 deputetë në fushatë për vota personaIe, por përIajnë edhe dieta, telefon, karburant, hoteIe e qira banesash

Babëzia e tyre, shkon deri tek kostoja e pasaportave diplomatike individuale e familjare, të cilat u paguhen nga taksat e shqiptarëve

Nën maskën e takimeve me popullin në zonat elektorale, 97 deputetë aktualë, kandidatë dhe për 25 prillin, po bëjnë fshuatë për vota personale, por marrin dieta, pagesa karburanti, hoteli e qira banesash nga taksat publike, ku rekord janë ministrat, të cilët paguhen me këto favore edhe nga institucionet e tyre.

Sipas ligjit “Për Trajtimin e Deputetit” dhe rregullores së Kuvendit, në momentin që fillon fushata elektorale parlamantare e gjatë saj; atyre u ndërpritet trajtimi financiar më këto privilegje, mbasi gara duhet të jetë e barabartë dhe për kandidatët jo deputetë.

Mirëpo financat e Kuvendit, vazhdojnë t’i paguajnë deputetët aktual që janë kandidatë me 25 prill; të cilëve përveç pagës mujor 156 mijë lekë të reja, u japin dhe shpenzimet e udhëtimit, ushqimit, telefonisë, karburantit, hotelit.

Mos u çuditni, por deputetëve që nuk janë banorë të zonave ku janë zgjedhur apo ku kandidojnë, gjatë fushatës elektorale u paguhet dhe fondi i caktuar për qira banese.


Janë 97 deputetë aktual e kandidat më 25 prill, të cilët po shkojnë në zona për vota personale, por paguhen nga taksat e shqiptarëve, me këto trajtime shtesë mbi pagën mujore:

– Rimbursim telefoni, në vlerën 17 mijë lekë të reja në muaj.
– Rimbursim karburanti, në vlerën 40 mijë lekë të reja në muaj.
– Rimbursim hoteli me 3 mijë lekë të reja çdo natë.
– Rimbursim ushqimi me 7150 lekë të reja në ditë.
– Makina zyrtare në dispizicion, me shoferë e shpenzime nga shteti.

Sipas regjistrit financiar të Kuvendit, 53 deputetëve që janë përsëri kandidatë, u paguhen edhe nga 35 mijë lekë të reja në muaj për banesa me qira, si gjoja të pastrehë në Tiranë dhe qendrat e 12 qarqeve ku kanë zonat elektorale.

Përse u duhen paguar këto privilegje, kur ata janë në fushatë për vota personale e jo për takime rutinë me popullin? Ndërsa për fushatat e partive, ata kanë marrë fonde publike nga KQZ. /Pamfleti