syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Ndαhet ρapritur nga jeta analisti i njohur

Ka ndërruar jetë analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri.

Lajmin për vdekjen e Tahirit e ka bërë të ditur ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj përmes një postimi në facebook.

“Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!”, ka shkruar Selmanaj.

Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”.

Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë

nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *