/Ndαhet para kohe nga jeta aktiυistja e Pαrtisë Socialiste (Foto+Emri)

Ndαhet para kohe nga jeta aktiυistja e Pαrtisë Socialiste (Foto+Emri)

Kavajë- E trishtë për qytetin e Kavajës. Është ndarë nga jeta në moshë të re aktivistja e Partisë Socialiste Lorena Topi.

Lori, siç e thërrisnin miqtë, nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Ndarja e saj nga jeta ka prekur miqtë e shumtë të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve. “Lori luftoi deri në sekondën e fundit. Qoftë e Xhenetit”, shkruajnë ata në rrjetet sociale.

Ngushëllimet i ka shprehur edhe deputeti i Partisë Socialiste në Kavajë, Etjen Xhafaj.

“Ti ishe deri në fund një shembull i mrekullueshëm thjeshtësie e force, që po lë një boshllëk që nuk mbushet dot, për të gjithë njerëzit që patën fatin të të njohin qoftë edhe pak”, shkruan Xhafaj.