/Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë

Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Hasan Halili, i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

Hasan Halili ka qenë ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i Bujqësisë dhe për një vit ministër pa portofol në qeverinë Meksi në vitet 1992-1997.

“Me hidherim te thelle njoftojme se eshte ndare nga jeta ish-deputeti, ish-minstri si dhe ish-prefekti i Vlores z. Hasan Halili.

Percjellja per banesen e fundit behet në Dukat Vlore diten e Enjte dt 22.04.2021 ora 16:00” shkruhet në njoftimin e familjes për ndarjen nga jeta.