/Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë humoristi i mirenjohur shkodran

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë humoristi i mirenjohur shkodran

Ndahet nga jeta ne moshen 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj. Mesohet se ai vuante prej kohesh nga nje semundje e rende, te cilen nuk e mundi dot.krosaj1

Pas lajmit per ndarjen e tij nga jeta kane reaguar kolege e te njohur, qe kane bashkepunuar me te. Mes tyre, nje mesazh ne rrjetet sociale ka bere aktorja e Shkodres, Dana Xhaj.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.

Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Show 3
Bujar Qamili Show 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë