Ndarja e Grida Dumës/ Dy ish-deputetët drejt bashkëjetesës?

    0
    877

    Ditën sotme në media u publikua lajmi se ish deputetja e PD-së, Grida Duma, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, në muajin Shkurt.

    Nuk dihet nëse ish-deputetja Duma, një figurë e shquar e PD-së, e ka marrë këtë vendim për shkak të impenjimeve të saj politike apo për ndonjë shkak tjetër.

    Duma prej kohësh është parë shpesh nën shoqërinë e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, dhe jo vetëm në aksione politike por edhe në vende të tjera private ku përmendim zonën e “Lagunës Blu” në plazhin e Qerretit në Kavajë Verën e shkuar.

    Më herët CNA.al publikoi një videoskandaI të ish deputetit Ervin Salianji ku ai shkëmbente mesazhe me një person që e kishte shënuar me inicialet G.D., dhe në media u përfol si emri i Grida Dumës.

    Një lëvizje të njëjtë e ka bërë rreth një vit më parë edhe Salianji, i cili u divorcua nga e fejuara e tij, Eneda Fatkoja.

    Të dy këto lëvizje bëjnë që natyrshëm të lindë pyetja nëse do të shkojnë drejt një bashkjetese dy ish-deputetët e PD-së, Grida Duma, dhe Ervin Salianji, të cilët janë edhe prej figurave të rëndësishme të PD-së? /CNA.al