/Ndërkombëtarët ia mbledhin Ilir Metës? Pas takimit del me dekIaratën befasuese, harron tonet e ashpra dhe…

Ndërkombëtarët ia mbledhin Ilir Metës? Pas takimit del me dekIaratën befasuese, harron tonet e ashpra dhe…

Presidenti Ilir Meta duket se ka ulur tonet pas takimit qe ka pasur sot ne presidence me ambasadore te vendeve te huaja ne Tirane.

Ai ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale dhe ndryshe nga postimet e meparshme, shkruan:

“Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit.

Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë”

POSTIMI I PLOTE

Të dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj!
Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit.
Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit.

Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.


Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.

E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme !

Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë.

Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik.

Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!

Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve!
Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani! 🇦🇱