Ndodh ç.menduria në Itali, futbollisti merret ‘p.eng’ në mesin e fushës me helikopter, por…(VIDEO)

0
339

Ignazio Barbagallo i ka dhënë fund karrierës futbollistike në një mënyrë mjaft spektakolare. 55 vjeçari i cili u bë i famshëm gjatë eksperiencës së tij te Catania, ka mbyllur një karrierë të gjatë në fushën e blertë dhe për këtë vendim ka kërkuar ndihmën e dy shokëve të tij.

Gjatë takimit Viagrande-Nebrodi, një helikopter zbriti në fushën e blertë. Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin piloti dhe një tjetër person, shokë të Barbagallo.

Ndihmësi i pilotit ishte i maskuar dhe me ndihmën e një ar.me, mori “pe.ng” Barbagallos, duke e hipur në helikopter 55 vjeçarin. Pas kësaj skene, treshja u largua shumë larg fushës, ndërsa Disiplina d.ënoi fushën e Viagrande. Këto të fundit do të mund të luajnë në stadiumin e tyre pas 31 majit, me kampionatin që përfundon më 28 prill.

Gjithashtu, dë.nimit nuk i shpëtoi as Barbagallos, i cili do pezullohet deri në fund të sezonit aktual, pra në qershor nëse vendos të rikthehet në fushën e blertë.