Ndodh ne Tirane,policët bashkiakë ndihmojnë studenten e semure (FOTO)

    0
    343

    Efektivët e Policisë Bashkiake kanë ndihmuar një studente e cila ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

    Gjatë kontrollit rutinë, në Sheshin “Shqiponja” pranë terminalit ku nisen autobusët e jugut, policët kanë parë një vajzë të ulur në tokë.

    Menjëherë ata kanë dhënë ndihmën e parë për vajzën, ndërkohë që lajmëruan shërbimin e ambulancës nëpërmjet sallës operative e cila e transportoi më pas për në spital.

    Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo.