Ndryshim drastik moti, ja çfarë ndodh nesër

    0
    236

    Ditëve me diell pritet t’ia lënë vendin reshjeve të shiut që parashikohet të nisin pasditen e nesërme. Meteorologët parashikojnë që edhe pasnesër të ketë reshje shiu si dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.

    Sipas Meteoalb, gjatë orëve në vijim të ditës së sotme vijojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme.

    Edhe paraditja e së enjtes mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë pas mesditës dhe në vijim, shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit. Kthjellime me alternime vranësirash e shira afatshkurtër vijojnë edhe të premten.

    Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes por rënie të lehtë sjell mesdita; rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në territor.