/Ne 17 nëntor pritet inaugurimi i “Arenës Kombëtare”, por nuk do e be.soni kush do jetë prezent atë ditë

Ne 17 nëntor pritet inaugurimi i “Arenës Kombëtare”, por nuk do e be.soni kush do jetë prezent atë ditë

Dje është mbledhur Komiteti Ekz.ekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku ndër të tjera është vendosur edhe në lidhje me ceremoninë e inaugurimit të stadiumit të ri kombëtar.

Impianti që po ndërtohet në kryeqytet pritet që të miratohet në përballjen zyrtare që kuqezinjtë do të luajnë më 17 nëntor kundër kampionëve të botës në fuqi, Francës.

“Panorama Sport”, nga burime kofidenciale të besueshme ka mësuar se pritet që në vendin tonë, pikërisht më 17 nëntor të jetë në Tiranë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Numri një i institucionit europian të futbollit pritet që të pranojë ftesën zyrtare të bërë nga FSHFja, për këtë eveniment festiv, që korrespondon edhe me ndeshjen kundër kampionëve të Botës.