/Në Berlin për negociatat, Rama gjen kohën për veten, takon Mozzik-un dhe bën selfie

Në Berlin për negociatat, Rama gjen kohën për veten, takon Mozzik-un dhe bën selfie

Prej tri ditësh ka lenë Shqipërinë për të “bindur” vendet skeptike për një “Po” pak javë para se Bashkimi Europian të vendosë për hapjen e negociatave, por ka gjetur kohë edhe për veten. Është kryeministri Edi Rama, që sërish na befason me gjetjet dhe njohjet e tij.

Kësaj here bëhet fjalë për një takim me reperin shqiptar nga Kosova, Mozzik. Mozzik është në qendër të lajmeve rozë për lidhjen e tij me Loredanën, reperja që u arr.estua për ma.shtrim në Zvicër e më pas u lirua.

Por duket se akuzat kri.minale nuk i kanë bërë përshtypje Ramës, që pozon krah Mozzik, e të dy duken të buzëqeshur.