/Në kërkim edhe vëllai i krahut të djathtë të Muratajt për grabltjen në Rinas

Në kërkim edhe vëllai i krahut të djathtë të Muratajt për grabltjen në Rinas

REPORT TV siguron foton ekskluzive të Eldi Çalës i cili është në kërkim nga policia për gra.bitjen në aeroportin e Rinasit. Në servisin e tij dyshohet se u modifikua furgoni i grabltjes me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ky i fundit sipas burimeve për Report Tv u shoqërua dje në polici, dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.

E ndërsa sot Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të tij, gazetari Aldo Kozarja raporton se ai është në kërkim. Mbetet mister fakti pse u lirua pas shoqërimit dhe sot është shpallur sërish në kërkim. Eldi Çala është vëllai i Klement Çalës, person në kërkim dhe i dyshuar të ketë qenë krahu i djathtë i Admir Muratajt. Të dy së bashku, ata janë autorë të disa grabltjeve të mëparshme në Greqi dhe në Shqipëri.