Ndriçim Jonuzi (Tahiri), autori i dyshuar i pl agosjes së djeshme në zyrat e PD në Kavajë,
reagon nga arratia dhe thotë se “nuk i vjen mirë” që Lulzim Basha e ka quajtur socialist, pasi ai është një person që ka sakr ifiku gjithë jetën për PD.
“E bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mij myslimanë, që të rrinë të qetë sepse nuk kam ndërmend të merrem me politikë, sot e mot inshallah.
Më kanë thënë që Lul Basha, kryetar i PD, më ka cilësuar socialist. Nuk më vjen mirë fare.
Me mi humb gjithë ato sakrifica, gjithë jetën time për PD.
Vetëm se me shfrytëzu këtë rast për fushatë, megjithatë e dinë vet”, thotë ndër të tjera Ndriçim Jonuzi (Tahiri).
Ai i përmend me emra të gjithë zyrtarët e lartë të PD me të cilët ka bashkëpunuar në Kavajë,
por siç thotë nuk do t’i përmendi sakrificat e tij për PD sepse, videon e ka bërë vetëm për të sqaruar vëllezërit myslimanë.
Ndiqni VIDEON:
https://streamable.com/e/5x2ntc