/NË KOALICION ME LSI-PDIU/ Çfarë thoshte Basha dy vite më parë: Pazari ‘bli kIyshë e shit qen’ nuk do ecë (Video)

NË KOALICION ME LSI-PDIU/ Çfarë thoshte Basha dy vite më parë: Pazari ‘bli kIyshë e shit qen’ nuk do ecë (Video)

Nënshkrimi i marrëveshjes së opozitës së re duket se është një tjetër skenë e politikës së gënjeshtërt të 28 viteve. Teksa sot Basha shtrëngoi duart me Kryemadhin dhe Idrizin vetëm 18 muaj më parë nënshkruajti një tjetër marrëveshje me Ramën që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në atë kohë Basha zotohej se nuk do të bënte kurrë pazar me LSI, të akuzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.

A është i besueshëm një politikan, i cili në më pak se 18 muaj përmbys tërësisht bindjet e tij? Kjo është sfida kryesore, me të cilën duhet të përballet tani Lulzim Basha. Pasi mohoi zgjedhjet e vitit 2017, të cilat një vit e gjysmë më parë i kishte garantuar publikisht falë marrëveshjes parazgjedhore me Edi Ramën, që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor, sot lideri i PD ka nënshkruar një koalicion me LSI-në dhe PDIU-në, duke përgënjeshtruar kështu një tjetër bindje, të shpallur vazhdimisht gjatë fushatës elektorale të qershorit 2017, kur kishte siguruar se nuk do të bënte “kurrë koalicion apo pazar me LSI-në”, të ak.uzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.

Po çfarë mendonte Lulzim Basha për klimën elektorale në qershor të 2017-ës, para se rezultati i zgjedhjeve të certifikonte disfatën e tij?

Basha: “Kemi një Shqipëri që përjeton një fitore të parë të qytetarëve të bashkuar sepse marrëveshja e 18 majit është shumë më shumë se një pak, është një arritje e madhe qytetarëve për zgjedhje me standarde, që erdhi me largimin të gjysmës së kabinetit Rama dhe ardhjen e ministrave teknikë, me ndryshime në kodin penaI që ashpërsojnë dënimet për kr.ime zgjedhore. Ne kemi 7 gardianë të votës që kanë detyrë zbatimin e Kodit penal, mbikëqyrjen e kodit zgjedhor, çuarjen prapa hekurave të zyrtarëve që ab.uzojnë. Me 7 gardianë ministra teknikë që kanë detyrë të zbatojnë një Kod të ndryshuar penal, që do të cojë prapa hekurave këdo që guxon të prekë votën e qytetarëve”, shprehej Basha.

Por çfarë mendonte Lulzim Basha vetëm 18 muaj më parë për LSI-në dhe PDIU, me të cilën sot ka njoftuar në mënyrë solemne një koalicion të ri?

Basha: ”Me Partinë Demokratike, me opozitën, me Republikën e Re, LSI-ja nuk ka më asnjë shans të hyjë në matrapazllëqe dhe pazare. Çdo demokrat i tjetërsuar, i skIIavëruar me teserën e LSI-së, apo me vend pune nga LSI-ja, tani ka shansin të rikthehet në shtëpinë e tij. Çfarë kanë arritur ata te PDIU për të drejtat e komunitetit çam? Më thoni një gjë që kanë arritur. Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore. LSI Shpk, PDIU tezgë. Janë parti Shpk, janë parti tezgash…”

Basha: ”LSI nuk do të jetë në pushtet sepse ka ab.uzuar me pushtetin. Jo vetëm në këto 4 vite, por në 8 vite ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste, pa axhendë, pa program që ngjitet pas çdo koalicioni, vetëm për të kapur vende pune dhe i paraprin fushatave me para në dorë. Ky model do të marrë fund, LSI-ja është bërë simbol i këtij modeli, LSI-ja nuk do të jetë në pushtet pas datës 25 qershor, kjo është 1000% e sigurt. Koalicioni që unë drejtoj do t’i fitojë zgjedhjet dhe ne do të qeverisim sipas një modeli që kurrë më nuk do të ketë vend për aleanca klienteliste dhe matrapazllëqe..”

Basha: “LSI ta ketë të qartë se koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor. Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur pe.ng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli kIyshë e shit qen” nuk do ecë me PD”..

Kanë kaluar më pak se 18 muaj dhe Lulzim Basha ka ndryshuar mendim për gjithshka. A mund t’i besojnë atij ambasadorët dhe aleatët? Por, mbi të gjitha, a ia fal elektorati?/Shqiptarja