Në krye të Policisë së Shkodrës. Kush është Niko Brahimaj? Në vitin 2000 urdhëroi shoqërimin e Sali Berishës, pas dj.egies së Komisariatit të Tropojës

    0
    264

    Ish-kreu i Forcës Lëvizëse Operacionale (FLO) Niko Brahimaj është emëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, drejtues i Policisë së Qarkut të Shkodrës, pas ekz.ekutimit të dy vëllezërve Bilali paraditen e sotme.

    Por kush është Niko Brahimaj?

    Rreth 19 vite më parë, në 29 nëntor të vitit 2000, Niko Brahimaj ka urdhëruar shoqërimin në Polici të kreut të atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, pas dj.egies së Komisariatit të Tropojës.

    Shoqërimi i Sali Berishës dhe personave që ishin me të natën e 29 nëntorit të vitit 2000, ishte një operacion policor mjaft delikat. Të gjitha veprimet e kryera natën e shoqërimit të Berishës u bënë të nesërmen pasi ishte dj.egur komisariati i Tropojës. Pas marrjes së urdhrit nga eprorët Bilbil Mema dhe Veli Myftari, Niko Brahimaj kreu ndalimin e Sali Berishës.

    Brahimaj ka mbajtur një sërë funksionesh, që nga kreu i policisë së Lezhës, kreu i Komisariatit të Tropojës apo dhe kreu i FLO-së, ndërkohë që ka qenë ndër emrat kryesor për të marrë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vitin 2013.

    Pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës, Niko Brahimaj ka qenë një ndër të liruarit e parë nga detyra. Ai u transferua si oficer roje në Has para se të pranonte të dilte në reformë, pasi nuk donte që të ulej në gradë, ashtu siç iu kërkua nga pushteti.