Lajme

Në “lοjë” ishin 1 miliοnë euro, pοlicia dyshοn se bashkëshοrti i 20-vjeçαres në Greqi është bαshkëpunëtor i krίmit

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi.

Mësohet se rrjedha e hetimeve kanë marrë kthesë tjetër, teksa policia dyshon se bashkëshorti i saj mund të jetë i lidhur me grabitësin.

Mediat, duke cituar policinë, shkruan se Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij.

Po ashtu, policia ka nxjerrë në pah edhe sjelljen e tij të bezdisur nga skenarët që qarkulluan në lidhje me atë që e kreu krimin.

Vrasja brutale e Caroline 20-vjeçare, para burrit dhe fëmijës së saj në shtëpinë e Glyka Nera, është një krim i rrallë, pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorëve në shtëpi, as një shembull

Dyshimi tjetër në lidhje me rolin e bashkëshortit të britanikes.

Dyshimet përforcohen nga dëshmia e pilotit, që është gjetur me një kabëll i lidhur në banesën ku u gjet e vdekur bashkëshortja e tij.

Policia greke thotë se kablli është marrë nga magazina e banesës dhe se grabitësit nuk e kanë pasur me vete atë.