/Në motorin e ujit me vajzën që u gjet e v dekur në det, kush është i riu i kthyer nga Anglia dhe 3 akuzat ndaj tij

Në motorin e ujit me vajzën që u gjet e v dekur në det, kush është i riu i kthyer nga Anglia dhe 3 akuzat ndaj tij

I riu që shikoni në fotografi është 25-vjeçari, Indrit Bajraktari, i cili ndodhej në motorin e ujit bashkë me vajzën 17-vjeçare Enisa Doda.

E reja u gjet e vdekur në det në Velipojë, ku sipas dëshmisë së Bajraktarit, vajza kishte rënë nga motori i ujit.

Por ndaj 25-vjeçarit i cili prej pak kohësh është kthyer nga Anglia, janë ngritur tre akuza, “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pas arrestimit të tij.

Kjo pasi dyshohet se i riu ka parë vajzën teksa ka rënë nga mjeti dhe nuk i ka ardhur në ndihmë, duke bërë që adoleshentja të mbytet.

Të zotët e motorit të ujit, nisën të shqetësohen teksa nuk po i shihnin të rinjtë të ktheheshin në breg. Ndërsa dolën të kërkonin, ata pikasën Bajraktarin duke dalë në breg me not, ndërsa mjetin e kishte braktisur në det.

Kur e pyetën për të renë, ai tha se kishte dalë në breg dhe ishte larguar me xhaxhanë e saj.

Por familjarët e mohuan diçka të tillë, duke bërë që policia të arrestojë të riun.

Ishte një peshkatar ai që pikasi trupin e pajetë të vjazës, rreth 800 metra nga bregu, në zonën e Vilunit.

E ndjera ishte me origjinë nga Burreli dhe banuese në Bathore, Tiranë dhe prej disa ditësh ndodhej me pushime me familjen në Velipojë, ndërkohë që me të riun nga Postriba kishin njohje familjare.