‘Në Shqipëri po formohet një Iëvizje e re’, ish-ministri grek në mbështetje të Elton Debreshit
Yanis Varoufakis, ish-ministër i Financave i Greqisë në vitin 2015 gjatë qeverisjes së Syriza-s, ka dalë në mbështetje të kandidatit të pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshit.
Ai ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku hpreh mbështetjen për Debreshin , ndërsa shkruan se në Shqipëri po formohet një forcë e re dhe e pabesueshme.
“Shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme.
Këtu është Elton Debreshi, kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës SMBB të Shqipërisë.
Shikoni videon e tyre dhe mbështesni luftën e tyre përkrah International Progressive”, shkruan ish-ministri grek.
Elton Debreshi është një minator që kandidon si kandidat i pavarur në qaarkun e Dibrës, ndërkohë që ditën e martë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar pragun elektoral 1%.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfX0%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1381970710076256258&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.korrieri.com.al%2F2021%2F04%2Fne-shqiperi-po-formohet-nje-levizje-e-re-ish-ministri-grek-ne-mbeshtetje-te-elton-debreshit%2F&sessionId=e9138780cbf5605be6e0bed21b4c96dceaf87ebf&theme=light&widgetsVersion=2d233ae%3A1618352735472&width=550px
Very glad to report that in Albania a new and incredible movement is forming. Here is Elton Debreshi, of the United Miners of Bulqiza Trade Union (SMBB) of Albania. Watch their video and support their struggle alongside the Progressive International https://t.co/P6vA17Iyuf
— Yanis Varoufakis (@yanisvaroufakis) April 13, 2021