/Në stol me vajzën e re, gruaja i zbuIon TRADHTlNË e burrit gjatë izoIimit

Në stol me vajzën e re, gruaja i zbuIon TRADHTlNË e burrit gjatë izoIimit

Karantina gjatë pandemisë së koronavirusit nuk ka shkuar mirë për të gjithë familjet. Ka nga ata që kanë kaluar një kohë të bukur bashkë, pasi puna dhe angazhimet e tjera ia pengonin, por ka edhe nga ata që izolimi i ka shkaktuar ndarje.

I tillë është rasti që sjell gazeta Si nga disa deklarata në polici. Një grua prej 17 vitesh e martuar ka zbuluar më në fund tradhtinë e të shoqit.

Ajo e ka parë atë vetë me një vajzë më të re, pas telefonatave të shumta që ai bënte gjatë izolimit. Më pas kur janë takuar ajo e ka fotografuar.

Gruaja me inicialet E. C, nënë e dy fëmijëve tha se mendonte që martesa e saj ishte pa asnjë të çarë dhe se nuk kishte pasur asnjë konflikt apo ftohje në çift, raporton gazeta Si. Gjatë karantinës nëna e dy fëmijëve nuhati që bashkëshorti i saj shkruante shpesh në telefon, e mbante telefonin me kujdes dhe madje edhe ankohej “këta të punës te firma s’bëjnë dot asgjë pa mua”. “Përherë kur i duhej të fliste në telefon e bënte këtë gjë kur gjendesha në tualet apo duke kaluar në dhomën tjetër”. Kështu ka nisur shpjegimet E. C që gjatë karantinës ka ruajtur qetësinë dhe natyrisht edhe buzëqeshjen para partnerit.

“Në një nga ditët e para sapo u fashat kufizuese u liruan, kur ai po dilte sepse kishte “faturat për likuidim” vendosa t’i vihem pas dhe pashë që takoi një vajzë të re.

Ata nuk ishin kolegë, pasi qëndrimi i tyre dukej shumë i afërt”, tha ajo në.polici Më tej sipas rrëfimit të saj në polici, E. C ka shkrepur fotografinë “e çiftit” me aparatin celular dhe pa bërë zhurmë është kthyer në banesë ku dhe ka pritur partnerin me të cilin ka 17 vjet martuar.

“Kur u kthye i lodhur dhe me ankesa, i tregova foton, por ai e humbi toruan dhe nisi të më ofendojë me dhunë verbale, më shau e më quajti fiksimaxhie. Si ai veprova dhe unë, dhe një moment ai më hodhi vazon në kokë”, shtoi më tej E. C. Por policia u njoftua nga vjehrra e saj, që kur pa se nuk po uleshin gjakrat në katin e dytë kërkoi ndihmë. Kur policia e pyeti se për çfarë e kishte kërcënuar dhe goditur partneren ai deklaroi “është xheloze, nuk e kërcënova, vetëm shfryva nervat”.

Por pavarësisht këtij qëndrimi mohues, gruaja ju vendosi oficerëve fotografinë e tradhtarit që shfaqet i ulur në stol së bashku me një femër tjetër, shumë larg lagjes ku ka shtëpinë.

Ky është rasti tipik i një partneri model në sytë e gruas, që para pandemisë e kishte tradhtuar, por ajo nuk kishte kuptuar asgjë.

Deri në çastin kur bashkëshorti i lodhur nga masat kufizuese, nuk e ndërpreu komunikimin me “të dashurën”, duke lënë edhe gjurmë të dyshimta.