/Nëna e 10-vjeçarit autik ndan mesazhin prekës: Mami, mua s’më ftuan prapë në ditëlindje

Nëna e 10-vjeçarit autik ndan mesazhin prekës: Mami, mua s’më ftuan prapë në ditëlindje

Prilli është muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit.

Pikërisht këtë muaj, Kate Mead ka treguar sesi djali i saj 10-vjeçar, i diagnostikuar me autizëm, vuan çdo ditë sepse e ndajnë nga shokët.

Nëna po fliste në një program që mbahej për Muajin Botëror të Autizmit, dhe tregoi se djali i saj i vogël i kishte ardhur i trlshtuar pasi vëllai i tij, pa autizëm, ishte ftuar në një festë ditëlindjeje dhe ai jo.

Chester-i i vogël ka të folur të vonuar si dhe vështirësi me aftësitë motorike dhe ndjek një shollë për fëmijët me zhvillimi të veçantë.

Mead tregoi:

Fëmija im i dytë, Paddy ishte ftuar në një ditëlindje. Ne ishim duke e bërë atë gati e duke i zgjedhur një dhuratë që të ishte gati për të shkuar kur Chester tha, ‘Sërish nuk ka festa ditëlindjesh për mua mami.’ Ishte edhe pyetje edhe konstatim. Dhe ato lotët të mëdhenj e të heshtura ranë nga sytë e tij. Uli kokën dhe përkuli supet.”
Nisur nga episodi i dhlmbshëm më të birin, Kate u bëri thirrje prindërve të tjerë që të mendoheshin më mirë kur organizojnë festa.

Ajo tha:

E di që ndodh shpesh që fëmijët autikë të mos ftohen në ditëlindje, ndaj u bëj thirrje prindërve që të mendohen mirë kur të organizojnë festa.”
Burimi: Mama M!a| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania