/Nëna i REFUZOl ftesën, vajza hu mb ndjenjat “Iive” në emision

Nëna i REFUZOl ftesën, vajza hu mb ndjenjat “Iive” në emision

Albana Keka ishte sot së bashku më bashkëshortin e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në spektaklin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundër kësaj martese, me pretendimin se bashkëshorti i vajzës së saj është më i madh në moshë.

Albana ka ardhur në studio pët t’i kërkuar nënës që ta falë dhe të takohen, pasi ajo ndihet keq. Por nëna e saj nuk ka pranuar të vijë.

“Jam Albana Keka, motra e tre vëllezërve, prindërit i kam të divorcuar. Mami pretendonte për mua, pasi jam gocë e vetme.

Nuk jam nga ato vajzat e përkëdhelura dhe kam qenë gjithmonë afër shtëpisë. Pasi vëllezërit u martuan më shpejt, unë ngela vetëm me vëllain e vogël.

Unë kam nisur të punoj që në moshë 15 – vjeçare, edhe pse mami im nuk donte. Por unë doja që të mos na mungonte gjë në shtëpi. Në vitin 2005, një nga tezet e mia u fut të më prezantonte një djalë, meqenëse pretendoja shumë.

Unë isha gjatë gjithë kohës punë-shtëpi, shtëpi-punë. Nuk kisha një motër që të flisja, ndërsa me mamin e kisha pak të vështirë.

Tezja me prezantoi një djalë, por mua nuk më pëlqeu dhe më thoshin që kur është me shkesi, nuk ka dashuri dhe do ta duash avash-avash. Nuk e di, por nuk më pëlqeu.

Tezja insistonte çdo ditë që unë ta takoja në një orar të saktë. Nuk e njoha atë djalë, sepse nuk pata mundësi të dilja ta takoja dhe ta njihja nga afër, ndryshe nuk do të isha fejuar dhe të vendosja unazë.

Ka qenë ndeshja Greqi – Shqipëri dhe kur fituam jam gëzuar shumë dhe në ato momente gjërat filluan të ftohen. Unë u ngrita dhe të nisa të gëzoja.

Në ato momente i lashë unazën në tavolinë, pas debatit që patëm. Më pas ika nga aty dhe shkova në një hotel ku fillova punë si recepsioniste.

Pas kësaj nisa si përgjegjëse te hoteli ku punova për 10 vite. Më pas erdha në Shqipëri, pasi mami m’u sëmur. Unë jam bërë si djali i shtëpisë.

Shiko videon e plot KETU