Nena shkon te paguaj kredine ne banke,papritur i mbyllet vajza ne kasaforten e bankes (Video)

    0
    289

    Pamjet e një videoje dramatike tregojnë se si ekipet e zjarrfikjes nxitonin për ta liruar një vajzë dy vjeçare nga brendia e një arke të mbyllur bankare.

    Bëhet e ditur se ajo hyri pa dashje në kutinë e çeliktë, e cila mbyllet në afate të caktuara kohore, në degën e bankës UniCredit në Vicenza të Italisë, pasi ishte mërzitur derisa nëna e saj po fliste me arkëtarin.
    Dera më pas u mbyll pas saj dhe ajo ishte bllokuar brenda.

    Për arsye të sigurisë, arka nuk mund të hapej për 40 minuta të ardhshëm, kështu që stafi bankar lajmëroi shërbimet e emergjencës.

    Në videon e publikuar në internet, shihen zjarrfikësit duke përdorur një pykë hidraulike për ta hapur me forcë derën e arkës

    Vajza e përlotur, e cila kishte qenë e mbërthyer brenda hapërirës së mbyllur për më shumë se 15 minuta, më në fund shishet duke u liruar jashtë.