/Nëńa takon të bìjën pas 42 vitesh në emişion te Arditi, përIoten te gjithë pas asaj që ndodh

Nëńa takon të bìjën pas 42 vitesh në emişion te Arditi, përIoten te gjithë pas asaj që ndodh

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një 42-vjeçare e cila kërkon nënën e saj biologjike. Ajo është braktisur kur ishte foshnjë tek shtëpia e fëmijës dhe pasi e mori vesh që ishte e birësuar, filloi ta kërkojë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe nëna e saj. Ajo e braktisi për shkak të rrethanave dhe ngjarjeve në atë kohë, por kur u rikthye sërish për ta marrë, nëna nuk e gjeti më kurrë vajzën sepse ishte birësuar. Gjithë këto vite ajo e ka kërkuar, por pa asnjë rezultat.

Irena: Unë kam ardhur këtu për nënën time biologjike.

Ardit Gjebrea: Si quhet nëna jote biologjike?

Irena: Donika Zhilla.

Ardit Gjebrea: Nga e dini juve këtë gjë?

Irena: Unë e kam mësuar këtë gjë para 10 vitesh. Ma kanë thënë njerëzit e mi që më kanë rritur. Më kanë thënë që ke disa letra që nëna jote biologjike të ka lënë në shtëpinë e jetimores në Durrës.

Ardit Gjebrea: Çfarë mbani mend nga fëmijëria juaj?

Irena: Mami ime biologjike më ka lënë 5 muajshe në jetimoren e Durrësit, 6 muajshe më ka marrë një zonjë e quajtur Sulltane Kurti, ajo më rriti, më edukoi. Ishte e vetme, e pa martuar, pa familje. Më rriti deri në moshën 10-vjeçare. Me mamin tim kam pasur shumë kujtime të mira, më ka rritur dhe mbajtur shumë mirë Ardit, më pas ajo ndërroi jetë se ishte e sëmurë. Pasi vdiq mami, mua më mori tezja ime me burrin e saj dhe më rritën këtu në Tiranë. Unë dija se isha vajza e Sulltanes.

Ardit Gjebrea: Kur ishin momentet e para që fillove të kuptosh që nuk ishte Sulltania nëna jote biologjike?

Irena: Për mua ka qenë shumë e vështirë Ardit. Dëgjoja njerëzit ku unë u rrita dhe nuk e jepja veten, e kaloja sepse nuk e besoja.

Ardit Gjebrea: Kur e besove përfundimisht se ishe e birësuar?

Irena: Përfundimisht e kam besuar kur jam fejuar, por më shumë më hipi dashuria kur u martova dhe u bëra nënë vetë. Unë sot kam dy vajza të martuara.

Ardit Gjebrea: Po ti je shumë e re, a je dhe gjyshe?

Irena: Po. Unë u martova 16 vjeç e mora më shkesi. Jam shumë e lumtur, kam dy goca të mrekullueshme. Goca e madhe jeton në Itali, ka dy çuna dhe një gocë, goca e vogël është në Durrës me mua dhe e kam marrë me vete.

Ardit Gjebrea: Momenti i parë kur u binde se je e birësuar?

Irena: Para 10 viteve, në 2010 më ka treguar tezja ime bashkë me vajzën e dajës. Më thanë se nëna jote biologjike të ka lënë disa letra dhe dokumenta në shtëpinë e jetimores në Durrës, pse nuk shkon të kërkosh nënën tënde biologjike? Aty Ardit mora guximin së bashku me vajzën e vogël Besianën, shkova tek shtëpia e fëmijës dhe mora dokumentat.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbulove?

Irena: Tek dokumentat pashë emrin tim që ishte i njëjtë edhe ditëlindja ishte e njëjtë.

Ardit Gjebrea: Kur e keni ditëlindjen?

Irena: Unë e kam 31.01.19728 dhe mbiemri ishte i mamit tim Irena Zhilla, babai Sokol.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndjeve?

Irena: Ishte një ndjesi shumë e thellë në zemër.

Irena dhe nëna e saj Donika folën përmes kamerës gjatë emisionit sepse Donika jeton në Greqi dhe për shkak të letrave nuk mundi të vinte dot në shtëpi. Ajo u emocionua dhe e kuptoi menjëherë që ishte vajza e saj sepse ngjiste shumë me të. Një emocion i bukur kur nënë e bijë takohen pas 42 vitesh. Edhe Ardit Gjebrea u emocionua nga ky moment duke i dalë lot nga sytë. /tvklan.al