“Nëse ka popull që fëIIiq mitingjet, janë durrsakët”, gazetari tregon se ç’ndodhi me Ramën e Bashën

    0
    238

    Ditën e djeshme durrësakët në një farë mënyre u braktisën liderët politik në mitingjet e organizuar në qytetin bregdetar. Si ata të Ramas edhe ata të Bashës u panë të paktë në numër për pjesëmarrje. Gazetari Artur Korriku ka sqaruar se përse Durrsakët nuk marrin pjesë nëpër mitingjet që organizojnë partitë politike.

    Sipas gazetarit Korriku arsyeja se përse qytetarët e bregdetit nuk marrin pjesë në mitingje është fakti se e kanë “sëmundje të trashëguar”, pasi ata anjëherë nuk kanë dalë as në mitingun e Ahmet Zogut , as të Enver Hoxhës, as në kohë të Sali Berishës,as në kohë të Fatos Nanos e kështu me radhë. Sipas gazetarit Korriku mitingjet e Durrësit nuk reflejtojnë humorin politik të banorëve.Tjetër gjë janë mitingjet e tjetër gjë janë votimet.

    Më tej ai thekson se është qyteti më i vështirë për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve.Nëse një parti fiton zgjedhjet politike pas 2 vitesh humb ato vendore dhe anasjelltas,kjo në varësi të humorit politik të popullit bregdetar.Dhe kjo dukuri ka ndodhur sistematikisht në Durrës këto 30 vite pluralizëm. Ndërkohëqë kujtojmë se qytetart e Durrësit në mitingun e kryedemokratit Basha dhe të kryeministrit Rama nuk morën pjesë.

    Reagimi i gazetarit

    Durrsakët !!!!! Nqse ka ndonjë popull që ti fëlliq mitingjet ai është populli i Durrësit. Banorët e këtij qyteti nuk kanë dalë nëpër mitingje as në kohë të Ahmet Zogut,as në atë të Enver Hoxhës,as në kohë të Sali Berishës,as në kohë të Fatos Nanos e kështu me radhë.

    Këtë”sëmundje”durrsakët ja ngjitën edhe durrsakëve të rinj që me përkëledhi i quajnë durrsjanë e që erdhën pas vitit ’90 në këtë pjesë të Adriatikut. Durrsakët e kanë t.merr ti thërrasësh nëpër mitingje.Nuk ke çfarë ti bësh e ka sëmundje të pashërueshme Durrësi këtë sindromën e mitingjeve.

    Mitingjet e Durrësit nuk reflejtojnë humorin politik të banorëve.Tjetër gjë janë mitingjet e tjetër gjë janë votimet.Është qyteti më i vështirë për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve.Nëse një parti fiton zgjedhjet politike pas 2 vitesh humb ato vendore dhe anasjelltas,kjo në varësi të humorit politik të popullit bregdetar.Dhe kjo dukuri ka ndodhur sistematikisht në Durrës këto 30 vite pluralizëm

    Durrsakët janë babaxhanë.Përfaqësuesëve të partive politike ju dhurojnë buzëqeshje dhe ju thonë se do tua japin votat kur ata ja kërkojnë diçka të tillë dhe në fund….brrylin…. Duhet takt i madh tja fitosh zemrat durrsakëve. Këtë duhet ta kuptojnë mirë politikanët e të gjitha ngjyrave. A.Korriku Durrës me 30 mars 2019