/“Nëse nuk ju përgjigjem në telefon, dijeni se…”. PubIikoi audio-përgjimin B0MBË, Artan Hoxha paraIajmëron familjarët: Do më kenë…

“Nëse nuk ju përgjigjem në telefon, dijeni se…”. PubIikoi audio-përgjimin B0MBË, Artan Hoxha paraIajmëron familjarët: Do më kenë…

Ditën e djeshme gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim të Drejtorit të Kadastrës Artan Lame i cili i jepte udhëzime vartësve para zgjedhjeve, se si të zvarrisnin qytetarët, në mënyrë që ‘hallin’ e tyre ta përdornin për zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas këtij audiopërgjimi, kreu i SPAK Arben Kraja njoftoi nisjen e verifikimeve, ndërsa gazetari Hoxha shpreh gadishmërinë e tij për të ngjitur sërish shkallët e SPAK, për herë të tretë që pas krijimit të këtij organi të ri të drejtësisë.

Me humor Hoxha njofton ndjekësit e tij, se në rast se nuk do tiu përgjigjet dot në telefon, ata duhet ta dijnë se ai është celulari i tretë që do ti sekuestrohej nga prokuroria. Teksa kujton një prej çështjeve që e kanë bërë të thërritej në prokurori, ajo për drogën me avion, Hoxha thotë se e vetmja provë kriminale që mbahet nga akuza është celulari i tij.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Epo mire, ja kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut. Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me kanabis…

Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni. Nuk kam “humbur” me deshire…. Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…

Por ç’do e keqe e ka nje te mire. Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK, Prokuroria e Krimeve te Renda…

Piloti veteran italian, qe u rrezua ne grykederdhjen e lumit Ishem, Guido Andrea Guidi, pas 5 muajeve izolimi ne Shqiperi, u la i lire te kthehet ne shtepi, pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe avioni i tij, qe do te transportonte 200 kg kanabis, u riparua dhe tashme eshte kthyer ne fluturim ne Itali.

Te vetmet prova “kriminale” ne kete tentative te trafikut nderkombetare te kanabisit, kane mbetur dy celularet e mi, qe ne fakt sherbyen per te denoncuar pikerisht kete narkotrafik. Jeta vazhdon….