Nga baraka në shtëpi, si ndryshoi jeta e familjes Saraçi, kryefamiljari: As që e ëndëroja

    0
    252

    “Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të lumtur familjen Saraçi në Karbunarë të Lushnjes. Elvisi e ka marrë familjen në makinën e tij dhe po udhëtojnë, por ata nuk e dinë se ku do të shkojnë.

    Elvisi: Shqiptarët janë njerëz të mirë, po kanë nevojë për modele të mira. Ata e duan modelin e mirë por nuk shikojnë shumë modele të mira, ju mos u mërzisni se ju do ta ndjeni dorën e ngrohtë të shqiptarëve.

    Në banesën e dhuruar në Golem të Lushnjes i pret Fatma, e cila u jep lajmin e mirë se shtëpia tashmë është për ta! Kjo banesë është mobiluar enkas për ta. Shtëpia e re e ngrohtë dhe plot dritë do u ndryshojë jetën përgjithmonë!

    “Megi bashkë me familjen e saj u dhuron këtë shtëpi”

    Marisoli: Babi kjo është shtëpia jonë, nuk do flesh më përjashta!

    Elvisi: Petrit ke ardhur në shtëpinë tënde! Kjo zonjë dhe ky zotëri ua kanë dhuruar këtë shtëpi!

    Donika: Të rrini gëzuar!

    Emocionet e kryefamiljarit kanë qenë të forta: as e ëndërroja ndonjëherë të kisha shtëpi…

    Elvisi: Ta gëzoni dhe të jetoni të lumtur, larg skëterrës që jetonit

    Elvisi: Kjo është mrekullia e shqiptarëve!