Lajme

“Nga jetesa në Zvicër tek fIirti me djaIin që shpenzon 10 mijë euro nata”/ Historia e dhimbshme e Shqipes…

Shqipe Hysenaj është 28-vjeçarja e lindur në Zvicër, e cila po bën shumë bujë me pjesëmarrjen e saj në programin e njohjeve “Përputhen”. Vajza, e cila në jetën e saj merret me programet e fëmijëve parashkollorë, ka shfaqur një anë rebelizmi në emision.

Por Shqipe Hysenaj është një nga vajzat që ka pasur shumë komente dhe reagime negative nga komentuesit në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye, në një status të gjatë në “Instastory” ajo më parë shkruante: “Nuk jam një femër që ndërmarr me lehtësi një marrëdhënie. Unë kurrë nuk kam zgjedhur një person që ka hequr dorë nga përpjekja e parë. Mbase e kam ekzagjeruar në disa raste… kam mbyllur dyert e hyrjes duke i përplasur me pohime që nuk më pëlqenin.

Unë di të jem e ëmbël dhe në të njëjtën kohë di të jem unë. Kam gërthitur mjaft, nuk mundem më, por kam qëndruar gjithmonë aty gjatë gjithë kohës pa lëvizur një hap. Ndoshta nuk jam ajo që një mashkull do të dëshironte përkrah tij. Unë nuk ndjek askënd, është e vërtetë, por di të qëndroj. Dhe pavarësisht gjithçkaje, nëse do të isha një burrë unë do të isha gruaja ime ideale!”


Por pak ditë më parë ajo shfaqi anën tjetër të karakterit të vajzës së fortë. “Kam hequr sa shpirti ma di, dua të ndihmoj të rinjtë!”, tha ajo. Në takimin me Andi Shehun që po flirton, Shqipja tha se historia e saj personale është shumë e vështirë dhe do të shërbente si një shembull për të gjithë të rinjtë.

Edhe pse Andi ngulmoi që ajo ta rrëfente këtë histori, Shqipja hezitoi duke thënë se ende nuk është momenti. Kjo histori e pazbuluar e preku shumë emocionalisht atë në studio, saqë nisi të lotonte. Kur pa këtë çlirim emocionesh të Shqipes, Ana iu vendos në ndihmë dhe tha disa fjalë motivuese për të.


“Unë të them që vetëm njerëzit që kanë kaluar gjëra të mëdha qajnë për gjërat e të tjerëve. Unë këtë e kam parë te Shqipja, dhe kur tregova historinë time ajo u përlot, por edhe në histori të ndryshme në studio ajo është prekur. Njerëzit që kanë vuajtur shumë kanë një forcë të mbinatyrshme, sytë mos i mbush me lot,”- tha Ana mes përqafimesh dhe puthjesh me Shqipen.

Ndërkohë le të ndalojmë te programi dhe takimi i fundit më i komentuar i saj me Andi Shehun, menaxherin 24-vjeçar të një dyqani veshjesh nga Tirana, i cili është komentuar jo pak për të shkuarën e tij të errët, nga fejesa në Suedi te depërtimi në Shqipëri për shkak të problemeve me drejtësinë italiane. Ky takim i Shqipes me djalin më të ri në moshë ishte i destinuar të ndodhte që në javët e para të emisionit, por gjërat morën një tjetër rrjedhë. Megjithatë, takimi u transmetua në ekran dhe në të nuk munguan flirtimet dhe “kunjat”.

Pjesën e tretë të takimit, dyshja kishte zgjedhur ta realizonte në një fushë golfi, por Shqipja nuk e humbi rastin ta “thumbonte” Andin duke përdorur topat e lojës. “Unë do rri siç jam dhe ti do vish të më puthësh te qafa ose në faqe”, i tha ai Shqipes, dhe kështu në tentativë për ta puthur u duk qartë që ata pëlqehen jo pak. Ndërsa luanin golf, Shqipe i tha se: “Rëndësi ka që ti di t’i mbash topat!”, një frazë që bëri xhiron e rrjetit.

Vajza nga Tropoja, Shqipe Hysenaj, tashmë ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Çifti i parë duket se është krijuar pasi është kryer takimi i parë mes Shqipes dhe Andit, sytë e të cilëve shkëlqenin gjatë bisedës së njohjes. Por nuk mungoi momenti kur vajza nga Tropoja i vendosi ‘ultimatum’ Andit duke i thënë: “Duke qenë se jam shumë person territorial, e dua një gjë dhe e dua për vete. I parapëlqej meshkujt kur janë shumë të vendosur. Nëse bën takim me mua dhe ndonjë tjetër, duhet ta dish se ku tërheq më shumë që me të parën”.