/Ngatërroi vezën, nëna buf përfundon duke rritur “fëmijën” e gabuar

Ngatërroi vezën, nëna buf përfundon duke rritur “fëmijën” e gabuar

Një buf është parë duke mbajtur ngrohtë poshtë krahëve të tij një rosak.

Si duket, bufi kishte ngatërruar vezën e tij me atë të një rose dhe tashmë ka përfunduar duke rritur një rosak.

Fotot e pabesueshme janë sjellë nga fotografia Laurie Wolf nga Florida e cila është shprehur se kur i pa në fillim shpendët bashkë nuk po u besonte syve.

Duke folur për National Geographic, Wolf shpjegoi:

Të dy po rrinin bashkë krah për krah. Është e pabesueshme. Nuk mund t’u besoja syve. Nuk besoj se do mund të përjetoj diçka të tillë në jetën time sërish.”
Pavarësisht sa e sigurt mund të duket situata nga fotot, Laurie kontaktoi me një ekspert të cilit i kërkoi ndihmë për ta larguar rosakun nga bufi.

Kjo pasi druhej se mos bufi mund të përfundojë duke e ngrënë rosakun e vogël.

Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania