Ngjαrja në Tiranë “Amαnetin hαpeni pas 40 ditëve që te kem vdekυr”/ Nëna u la një thesαr, por shërbëtοrja ua përlaυ

0
258

Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një a manet. “Kur të vd es, mbasi të mbushen 40 ditë, do hapni sirtarin dhe aty janë kursimet e jetës sime. I keni në zarfe, ndajini në mënyrë të barabartë dhe pa sh erre”.

E moshuara nuk ka pasur asnjëherë besim tek bankat – shkruhet në proces-verbalët e Policisë së Tiranës, të siguruara nga GazetaSi.al, ndaj çdo monedhë, e ruante në banesë dhe kur bëheshin shumë, i kërkonte ndihmë fëmijëve që jetonin të ndarë prej saj, që t’ia konvertonin në euro.

Por am aneti i saj, është rrë mbyer nga shërbëtorja e shtëpisë, që ishte punësuar nga vajzat. E gjithë kjo histori, u kallëzua në Policinë qendrore, nga F.XH., e cila tregoi kamerat e sigurisë në banesë, si dhe faktin se pas të 40-ave, fëmijët shkuan te sirtarët e mbyllur, por i gjetën bosh.

Pas kërkimeve të pasardhësve, ata kanë zbarkuar në banesën e shërbyeses, e cila i qëndroi pranë ditët e fundit të jetës, ku dhe gjetën të mbyllura në zarf 49 mijë e 500 euro dhe 6.000 mijë lekë. Shërbyesja ka pranuar që i kishte vj e dhur dhe ende nuk i kishte hapur zarfet, ndërsa policia, pa një pa dy, firmosi arr est imin e saj.

Në dosjen që GazetaSi.al, zbardh ekskluzivisht, thuhet se si F.XH., u paraqit në drejtorinë vendore së bashku me një sërë kamerash sigurie, në njërën prej të cilave shfaqet një grua, duke hapur sirtarët me një th ikë.

“Deri në janar të këtij viti, kam jetuar me nënën time, për shkak të angazhimeve familjare nuk mundja t’i shërbeja, ndaj punësuam një shërbëtore që është gruaja e një kushëriri të largët. Punonjësja quhet A.XH.,”, – nis rrëfimin në polici 65-vjeçarja, nëna e të cilës ndë rroi jetë në moshën 85-vjeçare.

“Nëna ime pensioniste nuk kishte dëshirë dhe besim t’i linte lekët në bankë, tërë kohën, kursimet e saj i ruante në një vend të posaçëm. Lekët i kishte të sistemuara në zarfe dhe dua të them se sa herë kërkonte, ia rregulloja në valutë euro. Nëna më thoshte, kur të v des ja ku i ke lekët, merrini pas të 40-ave të mia, keni lekë dhe për va rrimin tim”.

Denoncuesja kujton se pas ceremonisë mo rtore kur mbushën të 40-at, pasardhësit u kthyen në shtëpi dhe shkuan tek vendi sekret i të moshuarës, por kur hapën sirtarët i gjetën bosh.

“Për arsye se nëna ishte me sklerozë dhe që së fundmi edhe unë doja të kontrolloja punën e shërbyeses, kisha vendosur kamera sigurie në banesë. Dua të them se kamerat ç’aktivizoheshin nga A.XH., shërbëtore në shtëpinë tonë. Ne e vërejtëm këtë gjë dhe nuk i thamë gjë zonjës, por bëmë një modifikim tek priza e kamerës që ajo të ishte aktive. Nëpërmjet tyre, ne pamë veprimet e saj se çfarë kishte bërë ditët e fundit”.

Sipas policisë, shërbëtorja shfaqet në kamera kur kontrollon çantat, sirtarët dhe një komodinë.

“Në datën 16 prill, kamera e sigurisë fikson veprimet e punonjëses A.XH., e cila me një thi kë me vete, hap një sirtar të mbyllur me çelës. Nga pamjet, duket që A.XH., merr zarfe në duar”, – vijon vajza e të moshuarës.

Kjo e fundit, i thotë policisë, sipas burimeve të sigurta të GazetaSi.al, se pasi ka këqyrur këtë veprim në kamera, ka njoftuar të gjithë pasardhësit e tjerë. Dy dhëndurët, mësohet se menjëherë janë nisur për në banesën e shërbëtores.

“I treguam pamjet filmike dhe shërbëtorja që ishte bashkë me të shoqin, u ngrit, hapi dollapin dhe na ktheu në zarfe paratë e nënës. Ishin në vlerën e 49 mijë e 500 eurove, ashtu siç i kishte lënë nëna në tre zarfe. Ishin nga 10 mijë euro dhe 19 mijë euro në portofol”, – shprehen për policinë pasardhësit.

Denoncuesja kryesore, hedh dy shime për shërbëtoren hajd ute, se ajo, veç shtëpisë dhe amanetit të të ëmës, mund të ketë vj e dhur edhe banesën e vajzës, ku A.XH., shkonte shpesh për të pastruar.

“Shtëpia e vajzës ndodhet në rrugën e Kavajës dhe përpara një viti asaj i humbën sende me vlerë dhe para në valutë lek. Dy shimet për këtë shtetase, bien pasi ajo doli që vo dhi lekët e amanetit të nënës”.

Për dy shimin më të fundit, gruaja la mbi tavolinën e agjentëve të k ri meve një ‘Usb’ të kuqe, që vetë trashëgimtarët e kishin seku estruar ditën kur shkuan në banesën e saj dhe morën amanetin e nënës.

Shërbëtorja justifikohet

Pasardhësit këmbëngulin se e denoncuan, jo për shkak të vlerës monetare, por se shërbyesja shkeli amanetin e nënës. Gruaja e moshës 50 vjeçe, është nga qyteti i Korçës dhe jeton në kryeqytet. Ajo përfundoi në pr a nga pasi u pyet në polici së bashku me të shoqin.

“Unë nuk di gjë fare. Tani e mësoj çfarë ka ndodhur dhe nuk mund ta besoj që A.XH., ka bërë diçka të tillë. Ishte shumë e përkushtuar dhe e shqetësuar për shëndetin e të moshuarës. Si mund ta bëjë gruaja ime diçka të tillë”, – i përgjigjet me pyetje policisë bashkëshorti.

Shërbëtorja e të moshuarës bëhet me dije se nuk ka mohuar asnjë nga veprimet e saj.

“E bëra, se si as vetë nuk e di. Por pasi i mora, i mbylla në sirtar dhe as që i kam hapur, as zarfet dhe asgjë tjetër. Nuk doja të dija sa ishin dhe sa para kishte aty. Jam tepër e pe nduar dhe lutem që të më falin”, – deklaron korçarja, e cila thuhet se punonte si pastruese në disa banesa.

“Vetëm zarfet në sirtar kam marrë, për denoncimin tjetër dua të them se është i pavërtetë. Nuk i kam vje dhur unë lekët dhe bizhuteritë e vajzës së kallëzueses. Nuk e di se si ‘Usb’-ja e vajzës gjendej në ato sirtarë”, – shton gruaja, e cila përfundoi nën arr est, ndërsa paratë e amanetit iu kthyen fëmijëve.