Ngjarja e rende,shikoni momentin kur sportisti i njohur serb qëllohet me shtatë plumba (Video +18)

    0
    246

    Sportisti i famshëm serb, luftëtari i arteve marciale në MMA, Vladimir Jovanovic i ka mbijetuar një sulmi në qytetin serb, Pançevo. Sportisti serb u sulmua në momentin kur la të birin e tij në çerdhe.

    Duke u afruar te vetura, një person me emrin Vuko Markovic e ka qëlluar atë disa herë me plumba.

    Në fakt Jovanovic i shpëtoi gjuajtjeve të njëpasnjëshme duke u fshehur prapa veturës, shkruan Indeksonline.

    Pas disa gjuajtjeve, plumbi e goditi në stomak duke e rrëzuar për toke. Në fakt, mjekët kanë konstatuar se Jovanovic ishte goditur me plumb edhe më herët por që është e çuditshme se si nuk është rrëzuar duke i rezistuar gjuajteve.

    Mjekët kanë gjetur shtatë plumba në trupin e tij, por që gjendja e tij tani është jashtë rrezikut për jetë. Sulmuesi malazez është arrestuar para tre ditësh./Indeksonline/