/Ngjarje e rëndë/ 21 vjeçarja ndahet nga jeta disa orë pas lindjes me prerje cezariane

Ngjarje e rëndë/ 21 vjeçarja ndahet nga jeta disa orë pas lindjes me prerje cezariane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Kosovë, teksa mësohet se një 21-vjeçare ka ndërruar jetë.

E reja nga Podujeva me iniciale D.P., ka humbur jetën pasi nuk e përballoi dot operacionin, teksa ishte duke sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime për Express brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjellë në Klinikë në gjendje të rëndë dhe lindja i është kryer me urgjencë.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi për mediet kosovare.