Ngjarje e rëndë në futbollin spanjoll, mesfushori bie nga kati i tretë

    0
    266

    Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u shënua në futbollin spanjoll, nga ku raportohet se një futbollist u rrëzua nga dhoma e hotelit.

    Mesfushori i Albacetes, Palajo Nova, u rrëzua nga kati i tretë i hotelit në Hueska, ku skuadra ishte e grumbulluar për ndeshjen ndaj Rajo Valekanos.

    27-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Zaragozës ku iu nënshtrua një operacioni në kokë, fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Ndeshja e Albacetes ndaj Rajo Valekanos është shtyrë për ditën e sotme. Skuadra spanjolle militojnë në Ligën e Dytë të futbollit.

    Ndërsa ditët e fundit kanë qenë të shpeshta tragjeidtë në futboll, nga vdekja e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, tek humbja e jetës në fushë e një futbollisti në Kroaci.