/Nis shtrimi i barit, “Arena Kombëtare” drejt përfundimit. Ja kur është gati

Nis shtrimi i barit, “Arena Kombëtare” drejt përfundimit. Ja kur është gati

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, është anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, i cili mbikëqyr edhe Komisionin e Infrastrukturës, i cili njofton se ditën e sotme ka nisur shtrimi i tapetit në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Dervishaj teksa poston foto nga nisja e shtrimit të tapetit, shkruan se ky proces përfundon pas rreth 4 ditësh, ndërsa pas një muaji, bari do të jetë i gatshëm për të pritur një ndeshje.

Dervishaj shkruan se stadiumi do të jetë gati për inaugurim në muajin nëntor, kur edhe Kombëtarja luan ndeshjen e radhës si pritëse, ndaj Francës.