Lajme

Nisin prοcedurat për shkαrkimin e Ilir Metës, SHBA e duan jashtë Presidencës para korrikut, pas largimit do t’i dοrëzohet SPAK-ut pa imυnitet, Presidenti nis kërcënίmet

Nis mbledhja e firmave të deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës pasi i shpalli luftë ambasadores Yuri Kim, Meta ndien fundin dhe kërcënon firmëtarët me vdekje dhe me shpërndarje Parlamenti, por fundi i tij është vendosur

Ilir Metës do t’i kushtojë shtrenjtë përplasja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthimi i zgjedhjeve të 25 prillit në një referendum kundër ambasadores Yuri Kim dhe reformës në Drejtësi.

Pesë ditë pas deklatatave të papërgjegjshme dhe sulmeve rrugaçërore kundër SHBA, mazhoranca ka vendosur të shkarkojë Ilir Metën si president dhe ta dorëzojë në SPAK pa imunitet. Aktualisht ka nisur mbledhja e firmave të deputetëve, për formulimin e kërkesës së shkarkimit të Ilir Metës, me arsyetimin se ka shkelur dhe dhunuar Kushtetutën, e ka kthyer Presidencën në zgjatim të partisë së tij, ka provokuar cënimin e raporteve me SHBA me anë të sulmeve të papërgjegjshme dhe fyese për shtetin shqiptar, ka shantazhuar ambasadorët e SHBA-BE etj. Kërkesa për shkarkimin e Ilir Metës do të depozitohet ditën e hënë në Kuvend.

Sipas burimeve do të veprohet me shpejtësi, pasi ndërkombëtarët e duan Ilir Metën jashtë Presidencës para muajit korrik 2021. Urdhëri për shkarkimin e Metës ka ardhur nga Edi Rama, pas komunikimit me përfaqësuesit amerikanë.

Për mbledhjen e firmave të deputetëve po punon Taulant Balla, i cili tha sot se “Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit”.

Pas këtij mesazhi, Ilir Meta ka kërcënuar me vdekje deputetët që do të firmosin për shkarkimin e tij, duke i akuzuar si tradhtar.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao- Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve”, shkruan Presidenca.

Kjo është hera e dytë që nisin procedurat për shkarkimin e Ilir Metës, i njohur ndërkombëtarisht si politikani më i korruptuar në Ballkan.

Në korrik të 2019, Edi Rama urdhëroi nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, pasi anulloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke caktuar një datë tjetër, e cila nuk u njoh as nga Lulzim Basha. Por, Rama u tërhoq një vit më vonë nga shkarkimi, për arsye taktike elektorale. Këtë radhë në mes janë amerikanët dhe nuk ka kthim pas. Ilir Meta do shkarkohet brenda disa javëve, ku më pas pritet t’i hapet një proces penal. Shpallja e lulftës ndaj SHBA ka vulosur fundin e tij politik. Partia e tij, LSI-ja, sapu u shkri në zgjedhjet e 25 prillit./Pamfleti