Një brune super yll: Olsi Bylyku kapet mat me të dashurën

    0
    394

    Aktori i njohur i “BE Cofee”, Olsi Bylyku, është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, i cili i ka bërë të gjithë për vete me humorin e batutat e tij.

    Megjithëse ka preferuar që jetën e tij private t’a mbajë larg syrit të mediave, “Panoramaplus” e ka filmuar aktorin me të dashurën e tij gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë”, që po bën namin në kinema.

    Të veshur ‘casual’, Olsi shfaqej krah bukuroshes brune, të cilën e kishte kapur për dore në publik, teksa kalonte në rradhët e njerëve që prisnin të shihnin filmin e ri.