Fundi i kapobandës shtetërore, që u fut në politikë si fshatar i varfër e kollovar, dhe u la të zhvaste ekstremisht e dhunshëm pasuri publike, deri sa krijoi “Familjen mafioze” dhe hodhi bazat e “perandorisë” pasurore që ka sot; ndërsa ata që i dhanë pushtet e vodhën bashkë me të; njeri jeton në Austri e Greqi si bos biznesesh, kumarxhi e qejfli byzyqesh; njeri është familjarisht “non grata” nga SHBA, ndërsa tjetri është kryeministër i krimit e korrupsionit prej 8 vitesh
Betejës kundër krimit e korrupsionit, i është shtuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, me nisje pune të promovuar nga Zv/Ambasadori i SHBA, Demian Smith; i cili e tha troç, se BKH është strukturë amerikane, që do çojë para ligjit, politikanë të pa prekur nga drejtësia.
Agjentët e “FBI” shqiptare, të trajnuar e drejtuar nga SHBA, janë ndarë në grupe speciale hetimi, për çdo sektor korrupsioni në ekonomi, prona, financa shteti, pastrim parash, vrasje, trafiqe, pasuri familjare e biznese me burime kriminale që kanë pushtetarët e lartë.
Sipas informacionit, një grup i BKH me agjentë nga çdo sektor, ka veçuar dhe do hetojë 40 dosje të rënda krimesh e korrupsioni, që ka bërë Ilir Meta qysh nga data 2 tetor 1999, kur u emërua Zv/kryeministër e në çdo detyrë deri sot.
SHBA i ka dorëzuar “FBI”-së shqiptare, dosjet e Ilir Metës, me vendime e sekserizime, për dhurime dhe grabitje të pasurive strategjike si ish-kombinate, telefoni, banka, pyje, HEC-e, naftë, bakër, krom e CEZ; dhe deri te dosjet si porositës e financues i vrasje-zhdukje rivalësh e denoncues kundër tij, siç është rasti i Eduard Belegut të kromit.
Ja 40 dosjet e zeza, për të cilat do hetohet e gjykohet “oktapodi” Ilir Meta
1. Me delegacionet si kryetar i FRESSH, ka trafikuar jashtë Shqipërisë e ka futur dhe fshehur në Shqipëri, trafikantë e droge e femrash dhe vrasës në kërkim ndërkombëtar.
2. Gjatë detyrës si kryeministër, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim për krime ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe 124 në sektorët e anti-krimit.
3. Blerje me 5% të çmimit real e 31 pasurive të firmave piramidale në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë e Korfuz,
4. Tërheqje nga banka dhe zhdukje e 5 milionë USD, mledhur nga taksa “Majko”.
5. Zhdukja e 530 milionë lekë, që u akorduan nga BE për politikat e nxitjes së punësimit.
6. Zhdukja e 13 milionë USD, të rrugëve në akset Tiranë-Durrës dhe Fushë Krujë-Elbasan.
7. Vjedhja e 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë prej Amerikës, duke plotësuar dokumente false, sikur u hodhën në det si “të skaduara”.
8. Vjedhja e 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për gjoja blerje vagonësh austriakë.
9. Lejimin e firmës polake “Gdansk”, të shiste 61% kapitale shtetërore të kantjerit detar me vlerë 189 milionë USD; dhe largimi i saj duke lënë 11 milionë USD borxhe fiskale shtetit.
10. Dosja e privatizimit të “Telekom” me 600 milionë lekë, ose sa 3 muaj të ardhura.
11. Ka zhdukur nga Banka e Kursimeve, 185 milionë USD të firmave piramidale.
12. Ka zhdukur 2.2 milionë USD nga buxheti i shtetit, bashkë me firmën australiane “Citaroil”, për gjoja studim kërkimi nafte në Patos.
13. Tenderi për 200 mijë palë këpucë ushtrie dhe 12 milionë USD ushqime e veshje.
14. Blerja e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të lartë se tregu i lirë.
15. Në vitet 2000-2001, ka futur në delegacionet qeveritare 43 persona në kërkim për vrajse, grabitje me dhunë, trafik droge e fëmijësh.
16. Ka kaluar në llogarinë “humbje”, 500 milionë lekë nga buxheti i shtetit, të akorduara për rikonstruksionin e zyrave të “Albpetrol”.
17. Ka zhdukur me letra si dieta, 750 mijë USD të akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal.
18. Ka zhdukur me letra false, 520 milionë lekë të tenderit “pulla zarfash” në Posta Shqiptare.
19. Ka vjedhur së 386 kilogramë flori e 232 kg argjend Thesar Shteti në tunelin e Krrabës.
20. Dosja e blerjes së energjisë elektrike pa tender e çmim 8 më të lartë se tregu, me vjedhje 35 milionë USD.
21. Ka firmosur 800 milionë lekë reklama mediatike pa kontrata, kaluar nëpërmjet ish-Drejtorit të RTSH, me falsifikim letrash model “360 Gradë”.
22. Ka firmosur 600 milionë lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive për gjoja “agjentë anonimë”.
23. Me kunatin Drini Kryemadhi, Drejtor Transporti, realizoi trafikun e makinave të vjedhura.
24. Dosja 2 milionë USD, për gjoja trotuare, kanalizime e gjelbërim në Kombinat, vjedhur nga Monika Kryemadhi ish-deputete e zonës.
25. Dosja 3 milionë USD, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për KESH.
26. Vrasja e 2 punëtorëve në guroren e malit të Dajtit dhe 2 punëtorëve në guroret e Skraparit.
27. Dosja e urdhërit dhënë policisë, për të qëlluar mbi protestuesit në Tropojë në muajin shtator 2000, duke vrarë Syl Lushajn.
28. Trafiku i mermerit për në Greqi, duke fshehur dhe trafikimin e drogës.
29. Shkatërrimi i Ujësjellësit të Bogovës me dëme 810 milionë lekë, nga shpërthimet e minave në guroret e Ilir Metës.
30. Emërimi Sekretar Diplomatik në Ministrinë e Jashtme; i super të kërkuarit nga SHBA, Almir Rrapo, për vrasje e trafik droge.
31. Dosja “Tomë Doshi”, ku Ilir Meta akuzohet se pagoi Durim Bamin nga Nikla, për ta vrarë.
32. Denoncim nga Kastriot Ismailaj, bërë për aferën “CEZ-DIA”.
33. Akuzat, për vdekjet “e papritura” të Ambasadorit në Pragë, Qazim Tepshi dhe Drejtorit Juridik të Ministrisë së Ekonomisë, Zamir Stefani, që kishin dijeni për aferën “CEZ-DIA”.
34. Dosja e video-bllokut “Prifti” 700 mijë Euro.
35. Dosja emërimit të Klemend Balilit, Drejtor Transporti në Sarandë dhe dhurimi i 180 hektarë toka pronë shteti, si gjoja fermer strategjik.
36. Dosja, për përfshirjen e Ilir Metës në trafikun e drogave të rënda, në pastrim parash, blerje vilash dhe fshehje milionash në Londër e parajsa fiskale.
37. Dosja e financimit dhe rrëmbim-zhdukjes së drejtorit të bakër-kromit, Eduard Belegu, realizuar nëpërmjet Agron Kuliçajt.
38. Dosja e zhdukjes së 85 milionë Euro garanci vënë për privatizimin e “Alpetrol”, realizuar nëpërmjet zv/ministrit Sokol Dervishaj.
39. Zhdukja e fondit 35 milionë Euro shtesë, dhënë nga qeveria për rrugën Tiranë-Elbasan; realizuar nëpërmjet ministrit Edmond Haxhinasto e drejtorit të rrugëve, Dashamir Xhika.
40. Dosja e FBI, për Ilir Metën bashkë me Nikola Gruevskin, si lobues me milionat e dhëna nga Putin, për të zgjreruar dhe forcuar ndikimin rus në Ballkan.
Këto dosje, janë fundi i kapobandës, që u fut në politikë si fshatar i varfër e kollovar; dhe qysh vitin e parë në detyrën kryeministër e për 23 vite me radhë nëpër poste të larta shteti, krijoi “Familjen mafioze” dhe hodhi bazat e “perandorisë së zezë” pasurore që ka sot./Pamfleti